Lajmet e fundit

Një përballje spektakolare dhe me ritëm të lartë po zhvillohet sonte në Sevilla mes Spanjës dhe Kroacisë, ku brenda pak minutash u shënuan dy gola të shpejtë.Në minutën e 29-të të takimit, Dion Drena Beljo realizoi me sukses për rezultatin 1:1, duke ringjallur shpresat e mysafirëve, transmeton Klankosova.tv.
Gëzimi i kroatëve zgjati vetëm 120 sekonda, pasiqë në minutën e 31-të, spanjollët reaguan menjëherë nëpërmjet Marc Pubillit, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për ta rikthyer sërish avantazhin e vendasve në 2:1.
Ndeshja po vazhdon me një nivel të lartë loje dhe raste të shumta nga të dyja anët, teksa rezultati aktual mbetet 2:1 në favor të Spanjës.