Spanja nis përballjen e madhe me flakët (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanja nis përballjen e madhe me flakët (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 25.03.2023 21:00
Zjarri Spanje

Zjarri ka kapluar rajonin lindor të Castellon të Spanjës, një ditë pasi më shumë se 1,500 njerëz u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Autoritet lokale njoftuan se tashmë zjarri ka përfshirë më shumë se 4,000 hektarë tokë që kur nisi gjatë të enjtes, një fillim i hershëm i sezonit të flakëve të vendit me thatësi dhe temperatura rekorde.

Prandaj as shkaku i gjithë këtij zjarri ende mbetet i paqartë.

Shërbimet e urgjencës në rajon ndihmuan banorët e tetë fshatrave të largohen, si dhe ata të një shtëpie për të moshuar në Montan.

Disa nga të evakuuarit janë zhvendosur në strehimoret e krijuara nga Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera bamirëse.

Ndërkohë, zjarrfikësit dhe ushtarët po punojnë nate e ditë, në përpjekje për të vënë në kontroll zjarrin.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.