Spanja kapërcen Kinën me të infektuar – mbi 85 mijë raste pozitive me koronavirus NULL NULL 30.03.2020 12:42 30.03.2020 12:42 Spanja ka kapërcyer Kinën për numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirusit, duke raportuar gjithsej 85,195 njerëz të infektuar të hënën. Totali i ri ditor i 812 vdekjeve ishte një rënie e lehtë në rekordin e së dielës të 838, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7,340, transmeton Klan Kosova Spanja bashkohet me Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 85 mijë njerëz të prekur nga Covid-19. Lajmet vijnë ndërsa Spanja vë në fuqi masa më të forta bllokimi të miratuara nga Qeveria, masa këto të marra nga kryeministri Pedro Sanchez, në përpjekjen e fundit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Të gjithë punëtorët jo-thelbësorë po kufizohen në shtëpitë e tyre nga sot deri më 9 prill, një kufizim i mëtejshëm në krye të kufizimeve të vendosura tashmë nën gjendjen e alarmit të deklaruar në 14 mars. Miratimi për këtë veprim erdhi në një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar të dielën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.