Spanja kap 27 dilerë shqiptarë e kinezë (VIDEO) NULL NULL 21.09.2023 20:41 21.09.2023 20:41 Bankënotat ishin të ndryshme. Krejt ato përbëjnë shumën prej 615 mijë eurosh, të cilat Policia Evropiane i konfiskoi në një super aksion të së enjtes. EUROPOL me të goditi një grup kriminal të trafikut të drogës në qytetet kryesore të Spanjës, i cili drejtohej nga shqiptarët të cilët bashkëpunonin me kinezët. 27 prej tyre u arrestuan në këtë aksion me dyshimin edhe për shpëlarje parash përmes metodës ‘Hawala’. Shqiptarët e kinezët dyshohet se veç gjatë viteve 2020-2021, kishin shpëlarë më shumë se 60 milionë euro, njofton Klan Kosova. Kështu, shtetasit kinezë dyshohet se u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, e më pas ato kompensoheshin diku tjetër, për të mbërrirë në vendin e origjinës po iu nënshtruar kontrolleve spanjolle. Në këtë skemë, dy shtetas shqiptarë kryesonin rrjetin kriminal, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri kishte rolin e kontabilistit. Dy kinezët që punuan për ta, ishin koordinatorë duke menaxhuar një numër të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin skema të pastrimit të parave për përfitime nga trafiku i drogës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024