Spanja, fituesja e parë e Nations League për femra NULL NULL 28.02.2024 22:11 28.02.2024 22:11 Spanja Nations League Spanja është fituesja e parë e Nations League, në kategorinë për femra. “La Roja” e mposhti në finale Francën, me rezultat 2:0. Spanjollet dominuan ndaj francezeve, ndërsa goli i parë u realizua në minutin e 32-të, me fituesen e “Topit të Artë”, Bonmati që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Carmona. Goli i dytë nga Spanja u realizua në minutin e 53-të, me Caldentey që dyfishoi avantazhin e ekipit të Montserrat si dhe vulosi këtë finale. Pas triumfit 2:0 ndaj Francës në finalen e edicionit të parë të Nations League për femra, Spanja feston një tjetër moment historik, pasi në verën e 2023-shit fitoi edhe Kupën e Botës për femra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.