Lajmet e fundit

Spanja vazhdon të dominojë futbollin ndërkombëtar, duke mposhtur bindshëm Kroacinë me rezultat 4-1.
Me këtë triumf, "La Roja" e çon në 40 ndeshje radhazi serinë e pamposhtur brenda 90 minutave (30 fitore, 10 barazime), duke i shkaktuar njëkohësisht humbjen e parë Slaven Bilicit që nga rikthimi në stolin kroat, raporton Klankosova.tv.
Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Lamine Yamal, i cili hapi serinë e golave që në minutën e dytë.
Ndonëse Dion Beljo barazoi përkohësisht me kokë, vendasit u rikthyen menjëherë në epërsi me anë të Marc Pubillit, pas asistimit nga Yamal.
Në pjesën e dytë dominimi spanjoll u vulos plotësisht, Yamal shënoi golin e dytë personal pas një asisti nga Pedri, duke arritur kuotën e 10 golave me kombëtaren, ndërsa Nico Williams realizoi të katërtin në minutat e fundit.
Kjo shënon fitoren e nëntë radhazi për trajnerin Luis de la Fuente, duke e mbajtur Spanjën lidere me pikë maksimale në grup, tri pikë para Kroacisë.