Spahiu: Nëse do të fitoja në vitin 2007, tash e tërë Kosova do të ishte më ndryshe

Spahiu: Nëse do të fitoja në vitin 2007, tash e tërë Kosova do të ishte më ndryshe

NULL NULL
2 months më parë

Nexhmedin Spahiu që në zgjedhjet lokale të vitit 2007 garonte për kryetar të Mitrovicës ka kujtuar momentin e rezultateve të atyre zgjedhjeve ku tha se për tri vota nuk ka arritur të futet në balotazh, teksa këtë e bënë Bajram Rexhepi dhe Sadri Ferati.

Spahiu garoi përsëri në vitin 2009, por që këtë herë ai tha se ‘de facto’ e fitoi garën e që, sipas tij, këtë ia mohoi një komisioner në një qendër votimi.

“Herën e dytë ‘de facto’ fitova, por ma morën fitoren duke e bërë një manipulim me një komisioner ku votat e mia ia dha Avni Kastratit e të Avni Kastratit m’i qiti mua dhe e përmbysi rezultatin. Tashmë ajo dihet, por u bë vonë. Kur u ankova në PZAP gjykatësi që e nënshkroi vendimin vdiq në momentin që e nënshkroi, jo në favor timin, por gjithsesi në herën e tretë garova jo për të fituar por vetëm për të mos lejuar që të fitojë atë që ishte kryetar komune aktualisht e që ishte fati i Agim Bahtirit”, është shprehur Spahiu në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova.

Ai tha se mundësitë më të mëdha për t’i realizuar idetë e tij kanë qenë në vitin 2007 ku pretendon se me atë rast do të ndryshonte e tërë Kosova.

“Mundësitë më të mëdha për t’i realizuar idetë e mia e mundësitë objektive e për ta hequr fukarallëkun qafe ishte viti 2007. Sikur të isha bërë atëherë kryetar jo vetëm Mitrovica, por do të ishte e tërë Kosova sot më ndryshe”, ka thën Spahiu.