Spahiu: Mitrovica është e humbur derisa në nivel qendror është VV-ja e në atë lokal PDK-ja

Spahiu: Mitrovica është e humbur derisa në nivel qendror është VV-ja e në atë lokal PDK-ja

NULL NULL
1 month më parë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar fitoren e Bedri Hamzës në Mitrovicë, duke thënë se ky qytet, përkundër fitores së Hamzës i ka humbur shanset për të ndryshuar.

“Mitrovica është e humbur përderisa në nivel qendror është Lëvizja Vetëvendosje e në pushtetin lokal do të jetë Partia Demokratike e Kosovës”, është shprehur Spahiu në Klan Kosova.

Ai tha se as kryetari aktual, Agim Bahtiri, nuk e ka menaxhuar keq Mitrovicë, por sipas tij, e keqja në qeverisjen e tij ka qenë drejtoria e urbanizmit pasi që tha se kjo mbetet drejtoria më e korruptuar dhe kjo mund të jetë sipas tij shkaku kryesor i humbjes.