Sot zhvillohen dy ndeshje interesante, vëmendja në sfidën Ballkani-Llapi

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante, vëmendja në sfidën Ballkani-Llapi

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 2 months më parë

Java e 5 në Superligën e Kosovës në Futboll do të vazhdoj edhe ditën e shtunë me dy takime.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Therandë ku djelmoshat e trajnerit Bekim Isufi do të sfidohen nga Llapi që nuk po kalon formë të mirë në këtë start të kampionatit. Ndërsa ndeshja tjetër do të jetë mes Malishevës dhe Feronikelit, me dy skuadrat që po kalojnë në një formë shumë të mirë.

Dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00 dhe transmetohen ekskluzivisht në Art Motion.

16:00               Ballkani – Llapi                                  ART SPORT 1

Ndeshja e parë e xhiros së 5 në Superligë do të zhvillohet në stadiumin e Qytetit të Therandës. Ballkani do t’i bëjnë konak djelmoshave të Tahir Batatinës që udhëtojnë me një formë aspak të mirë, duke arritur vetëm dy barazime e dy humbje.

Për momentin rënditen në vendin e 9 të tabelës me 2 pikë të grumbulluara, duke shënuar vetëm një gol e pranuar shtatë.

Nga ana tjetër, të përzgjedhurit e Bekim Isufit do të synojnë t’i marrin pikët maksimale pas nisjes pozitive të kampionatit.

Deri më tani, Ballkani kanë grumbulluar tëtë pikë dhe janë vetëm dy pikë larg Drenicës lidere në BKT Superligën e Kosovës. Në komentim: Arlind Sadiku.

16:00               Malisheva – Feronikeli                      ART SPORT 2

Ndeshja e dytë e ditës së shtunë do të zhvillohet në Malishevë.

Nikoqirët pasi u ngjitën nga Liga e Parë, janë duke surprizuar me formën fantastike duke fituar dy ndeshje, barazuar një e humbur një. Futbollistët e Arsim Thaqit janë të motivuar për të arritur në një tjetër fitore që do të bënte ta vazhdonin synimin që kanë, mbijetesën.

Në anën tjetër, skuadra nga qyteti i Drenasit, Feronikeli përkundër shumë problemeve financiare dhe numrit të futbollistëve që ka në dispozicion, janë duke treguar ndeshje të mira nën drejtimin e Faruk Elshanit.

Tre herë kampionët kosovar tani janë në një seri prej dy ndeshjeve me fitore dhe synojnë që ta vazhdojnë këtë ritëm të mirë. Në komentim: Naim Selmani.