9:45, 21 Prill 2019

Ukrainasit do t’ju drejtohet kutive të votimit sot për të hedhur votat e tyre për presidentin e ardhshëm të këtij vendi.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit aktual, manjatit Petro Poroshenko, dhe komedianit televiziv Volodimir Zelensky, i ri në politikë.

Personazhi televiziv është i preferuar në sondazhe, duke dominuar raundin e parë të votimit tre javë më parë.

Vendet e votimit u hapën 08:00 (05:00 GMT) dhe do të mbyllen 12 orë më vonë.

Ndërsa në kryeqytetin Kiev, një gjykatë ka hedhur poshtë një padi duke bërë thirrje që Zelensky të përjashtohet nga gara. Një burrë ishte ankuar se shpërndarja e biletave për një debat presidencial nga kandidatura e Volodimir Zelensky ishte ryshfet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë