Sot votimi në PE, Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë NULL NULL 16.07.2019 11:15 16.07.2019 11:15 Ursula von der Leyen i ka dhënë përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupit S&D, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas televizionit maqedonas ‘Telma’, Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike. Aktualisht në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë në synimin për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së. 374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025