Sot varrosen babai dhe e bija që vdiqën në aksidentin në Kamenicë NULL NULL 26.02.2023 07:48 26.02.2023 07:48 Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë. 33-vjeçari A. E, vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq foshnja rreth njëvjeçare O.E ka vdekur në spital duke mos iu bërë ballë plagëve të marra. Sot, më 26 shkurt atyre do t’iu jepet lamtumira e fundit. Siç njoftojnë familjarët, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. Java që lamë pas ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve me fatalitet. Si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën shtatë persona, njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months