Sot u shënua rekord i ri - 281 raste pozitive me COVID-19 (VIDEO)

Sot u shënua rekord i ri – 281 raste pozitive me COVID-19 (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 1 muaj më parë

Pandemia COVID-19 në Kosovë nisi me dy rastet e para që u shënuan më 13 mars të këtij viti.

E një ditë pa u bërë një muaj nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, vendi shënoi një shifër rekorde të të prekurve.

Në natën e 12 prillit të këtij viti u konfirmuan 79 raste me koronavirus prej 250 mostrave të testuara, që i bie 31.6 përqind e mostrave rezultuan pozitiv në virus.

Pas një qetësie të situatës epidemiologjike, muajt e verës u treguan edhe më të ashpër. Rritja e rasteve kaloi edhe në numra treshifrorë – ku shifra më e lartë u regjistrua në muajin korrik.

Pikërisht në natën e 27 korrikut u shënua një rekord i ri i rasteve – 276 sosh u konfirmuan me virus nga 404 mostra të përpunuara, rrjedhimisht 68.31 përqind e mostrave dolën të jenë pozitive në SARS-COV2.

Kurse gjatë të mërkurës së fundit të këtij muaji u shënua rekordi i tretë me më së shumti raste. 281 persona u konfirmuan me virus prej 932 mostrave të testuara, specifikisht 30.15 përqind e mostrave të marra rezultuan me COVID-19.

Aktualisht numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 18.626, derisa 2658 janë raste aktive dhe 15.295 persona janë shëruar.