Sot s’ka pritje të gjata në kufijtë Kosovë-Serbi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot s’ka pritje të gjata në kufijtë Kosovë-Serbi

NULL NULL
09/08/2015

Kolonat e gjata në pikat kufitare nga Kosova në drejtim të Serbisë janë tejkaluar.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, ka thënë për Klan Kosova, se aktualisht nuk ka kolona dhe nuk po pritet gjatë për të kaluar kufirin.

Kelani ka shtuar se sot pritja po zgjat deri në 20 minuta, periudhë kohore shumë normale që kërkon ndjekjen e procedurave të nevojshme në kufi.

Ai ka thënë se gjatë ditës mund të rriten radhët nëse ka fluks më të madh të mërgimtarëve.