Sot shënohet dita ndërkombëtare e muzikës Jazz NULL NULL 30.04.2021 07:47 30.04.2021 07:47 30 prilli njihet si dita ndërkombëtare e muzikës Jazz, e cila festohet me qëllim të rritjes së vetëdijes për vlerat e kësaj muzike si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve. Për të shënuar këtë datë, në shumë vende bëhen organizime të ndryshme duke e promovuar këtë rrymë të muzikës, e cila nëpër botë është goxha e popullarizuar. UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor 2011. Muzika Jazz është një lloj muzike shumë intelektuale, e cila krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti. Jazzi si një stil muzikor u shfaq në fillim të shekullit 20, në komunitetin afro-amerikan në jug të SHBA-së. Ai u krijua nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe evropiane. Nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz e të tjerë. Instrumentet më të përdorur të muzikës Jazz janë: saksi, tromba, tromboni, bateria, kontrabasi, ksilofoni dhe instrumentet elektrike pas viteve ‘70-ta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Cillian Murphy rezervon rolin e ri në një film që bazohet në histori të vërtetë 2 days