Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit NULL NULL 27.01.2019 09:15 27.01.2019 09:15 Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit. Rreth gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre, njofton Klan Kosova. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore. Për nder të kësaj dite, sot në disa qytete të Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.