Sot shënohet Dita e Fëmijëve NULL NULL 01.06.2022 05:15 01.06.2022 05:15 Në mbarë botën sot shënohet 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Dita e fëmijëve u vendos në këtë datë sepse është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën. Në Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Prishtinës organizon aktivitetet me këngë, valle e balet në sheshin “Nënë Tereza”. (Ora 12:00-18:00), poashtu do të hapet ekspozita “Jeta e egër nga fotografët e rinj” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. (Ora 12:00-18:00) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 12 minuta më parë