Sot shënohet Dita Botërore e Librit NULL NULL 23.04.2019 08:23 23.04.2019 08:23 Në tërë botën sot shënohet Dita Botërore e Librit. Ideja e përkujtimit të kësaj dite e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj. Kjo ditë shënon vdekjen e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. 23 prilli shënohet edhe në Kosovë ku organizata joqeveritare “ETEA” së bashku me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, janë bërë bashkë për të organizuar manifestimin qëndror me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të të Drejtës se Autorit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë