Sot, seanca e Apelit ndaj Pjetër Shalës NULL NULL 15.05.2025 08:30 15.05.2025 08:30 Pjeter Shala Gjykatësja Michele Picard e Speciales pati lëshuar urdhër për përgatitjen e seancës së Gjykatës së Apelit në rastin e Pjetër Shalës. Seanca dëgjimore mbi ankesën e Shalës kundër aktgjykimit të Supremes do të mbahet sot, 15 maj nga ora 13:30, transmeton Klankosova.tv. Paneli i ftoi palët dhe pjesëmarrësit siç thuhet “pa paragjykim për ndonjë çështje tjetër të paraqitur në parashtrimet e tyre ose për ndonjë çështje tjetër që Paneli i Apelit mund të dëshirojë të ngrejë, të adresojë, brenda fushëveprimit të parashtresave të tyre me gojë dhe kohës së caktuar për Seancën e Apelit”. Poashtu në këtë dokument të gjykatës me seli në Hagë kërkohet nga Mbrojtja që , “në lidhje me paragrafët 208-209 dhe 212 të Dosjes së Apelit, të shpjegojë pse mbështetja e Trupit Gjykues në cilindo nga burimet e ligjit të përmendura në paragrafët 942-943 të Vendimit të Gjykatës Supreme për të interpretuar mbrojtjet themelore procedurale të dyta dhe të treta për të sjellë personin e privuar nga liria menjëherë para një gjyqtari ose një autoriteti tjetër kompetent; dhe për t’i dhënë personit të privuar nga liria një mundësi për të kundërshtuar ligjshmërinë e ndalimit të tij përbën një gabim ligjor? Trupi Gjykues i Apelit fton Prokurorinë Speciale të përgjigjet”. “A mund të shpjegojnë Palët standardin e “mens rea” të nevojshëm për krimin e vrasjes dhe si kjo ndikohet nga mënyra e përgjegjësisë e përdorur,veçanërisht kryerja si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, theksohet më tej, transmeton Klankosova.tv “A mund të jep hollësi ZPS-ja mbi provat në të cilat u mbështet Trupi Gjykues për të arritur në përfundimin se Shala kishte qëllim të drejtpërdrejtë për të kryer krimin e vrasjes”, thuhet në vendim. Ndryshe, më 29 nëntor 2024, Pjetër Shala u urdhërua që të paguajë 208 mijë euro për viktimat si zhdëmtim. Ai ishte dënuar me 18 vjet burgim më 16 korrik të vitit të kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 07/06/2025