Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës nga Masakra e Krushës së Vogël NULL NULL 26.03.2022 08:45 26.03.2022 08:45 Sot do të rivarrosen mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës nga Masakra e Krushës së Vogël. Rivarrimi do të bëhet me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, duke filluar nga ora 12:00, ku do të rivarrosen në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të të Vogël. Mbetjet mortore u takojnë: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999, Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999, Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999 dhe Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999 Zyra e kryeministrit, mes tjerash, bën të ditur se procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në listën e personave të zhdukur, janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë