Sot rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

Sot rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

NULL NULL
20 hours më parë

Sot rinis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në  Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se pas pranimit të 4 mijë e 690 doza të vaksinës Pfizer/Biontech, këto doza do të përdoren për imunizimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë.

Punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen në sallën “1 Tetori”  në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.