Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore në Shqipëri NULL NULL 24.06.2025 08:19 24.06.2025 08:19 Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët kanë sot provimin e fundit në Shqipëri. Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova ZRRE-ja thotë se s’e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë 11 minuta më parë
Kosova "Irani shkel armëpushimin", - "Të shtënat në Vushtrri" janë disa prej temave që do të trajtohen në "Kosova Today" 20 minuta më parë