Sot pritet të shqyrtohen masat e reja antiCOVID NULL NULL 20.01.2022 07:30 20.01.2022 07:30 Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë ka bërë që sot në ora 09:00 të mblidhet komitetit ndërministror për t’i shqyrtuar masat e reja antiCOVID. Në këtë mbledhje pritet të propozohet që gastronomia të punojë deri në orën 21:00 dhe ora policore të vendoset prej orës 22:00. Po ashtu mësohet se do të shqyrtohet edhe çështja që në Kosovë të lejohet hyrja e personave që janë të vaksinuar me tri doza antiCOVID-19. Kujtojmë se dje IKShPK njoftoi se janë regjistruar 2 mijë e 50 raste të reja të infektimeve me koronavirus, krahasuar me një ditë paraprake që ishin 720. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë