Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot pritet të kthehen edhe 150 qytetarë nga Brukseli, të gjithë do të vetizolohen

NULL NULL
27.05.2020 17:01

Nga Brukseli sot në Kosovë pritet të kthehen edhe 150 persona të cilët janë nga vendet e Beneluksit, ndërsa në ditët në vijim pritet që të kthehen edhe qytetarë të tjerë të Kosovës nga Gjermani e Zvicra.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj i cili tha se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat e qytetarëve që duan të kthehen në Kosovë.

Mirëpo, pas paralajmërimeve se karantina në Qendrën e Studentëve do të mbyllet, disa prej këtyre 150 udhëtarëve si dhe të tjerë që paralajmërohet se do të kthehen, do të vetizolohen.

“Ka kërkesa të shumta prej qytetarëve të Kosovës që të kthehen në vend kërkesa po shkojnë e po rriten vazhdueshëm meqenëse kjo fazë zgjati shumë, kështu që ne jemi duke vazhduar dhe duke punuar me ambasadat e Kosovës në vazhdimësi që të kthejmë sa më shumë qytetarë që është e mundur derisa të hapen kufijtë. Gjatë ditës së sotme vjen një fluturim i veçantë nga Brukseli, kemi fluturime nga Zvicra dhe Gjermania gjatë ditëve në vazhdim, por e përgatisim edhe një fluturim prej Turqisë. Gjithashtu edhe ne e kemi njoftimin që do vjen vendimi së shpejti për heqjen e karantinës kështu që qytetarët që vijnë prej jashtë duhet të vetëizolohen për një kohë të caktuar”, tha ai.

Zogaj tha se 150 qytetarët që kthehen sot nga Brukseli varësisht nga udhëzimet mjekësore ka gjasa që disa të plotësojnë kushtet për vetëizolim, ndërsa të tjerët do karantinohen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“150 na kthehen prej Brukselit, në këtë aeroplan janë të përfshirë qytetarët që kanë qenë të shpërndarë në vendet e Beneluksit dhe këto janë shifrat që po vijnë kryesisht. Pra, janë aeroplan me nga 150 qytetarë edhe prej Zvicrës e prej Gjermanisë në ditët në vazhdim…Sipas udhëzimeve të ekipit mjekësor i cili është në Aeroportin e Prishtinës një pjesë kam përshtypjen plotësojnë kushtet për vetëizololim, ndërsa një pjesë do shkojnë në karantinë, por këtë vendim e marrin mjekët në aeroport”, theksoi Zogaj.

Deri në këto momente në Kosovë me COVID19 kanë rezultuar pozitiv 1047 persona, prej tyre 794 persona janë shëruar, kurse 30 persona e kanë humbur betejën me këtë pandemi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.