Sot prezantohet instituti që heton vdekjen e Astrit Deharit NULL NULL 25/02/2017 25/02/2017 Prindërit e aktivistit të vdekur të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën prezantojnë ekipin që do të hetojë rastin e djalit të tyre Prindërit e aktivistit të vdekur të VV-së në Burgun e Prizrenit, Astrit Dehari dhe avokati i familjes Tom Gashi, do të flasin sot në Institutin e Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit. Prindërit e Deharit do të flasin në një konferencë për media, e cila do të mbahet në zyrën e avokatit Gashi, duke filluar nga ora 12:00. Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2016, ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.