8:48, 30 Dhjetor 2018

Në qytetin e Rahovecit, sot përfundon panairi tre ditor i produkteve vendore, me moton “100% Rahovec”, ku janë ekspozuar dhe promovuar vetëm produkte vendore.

Në ceremoninë e hapjes së panairit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësues të podrumeve dhe qytetarë.

Me këtë rast, kryetari Smajl Latifi, është shprehur se verë e ngrohtë, demonstrim i pjekjes së rakisë, turshi e specialitete të shumta vendore nga Rahoveci, çaj e kafe, bashkë me muzikë, do na shoqërojnë sot e në dy ditët e ardhshme në Rahovec.

“Atmosferë e ngrohtë e festive ju pret në një panair që për herë të parë organizohet si i tillë në komunën tonë e që ka për synim të gjallërojë qytetin në këto ditë feste dhe të presim edhe vizitorë nga qytetet tjera. Synoj po ashtu që ky panair të bëhet tradicional dhe që të vazhdojmë të stimulojmë prodhuesit vendor edhe në vitet e ardhshme në forma të tilla”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë