Sot një nga ditët më të nxehta – shmangni orët e pikut NULL NULL 13.08.2019 08:18 13.08.2019 08:18 Që disa dita vapa afrikane ka prekur edhe Kosovën – por sot duket të jetë nga ditët më të nxehta të këtij vitit. Sipas parashikimeve temperatura në Dukagjin sot do të mbërrijë deri në 38 gradë, ndërsa në pjesët tjera maksimalja do të jetë 36 gradë. Andaj bëni kujdes dhe shmangni daljet sidomos në orët e pikut, transmeton Klan Kosova. “Kjo gjendje e motit do të mbetet e njëjtë deri të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike”. “Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë