Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot nis Euro 2024, Gjermania përballet me Skocinë

NULL NULL
14.06.2024 08:35

Sot nga ora 21:00 do të nisë zyrtarisht Kampionati Evropian Euro 2024.

Ndeshja hapëse e këtij kampionati do të jetë ajo në mes të nikoqirit, Gjermanisë, e cila do ta pres Skocinë në “Allianz Arena”.

Gjermania shihet si favoritja kryesore në grupin A, ku është bashkë me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë.

Në Euro 2024 do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila nesër do ta nisë rrugëtimin e dytë në histori në këtë kompeticion.

Nesër, Shqipëria do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ku pritet që në shkallët e stadiumit të jenë të pranishëm mbi 50 mijë tifozë shqiptarë.

Kampionatin Evropian mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova dhe në Artmotion.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.