Sot nis Dokufesti - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot nis Dokufesti

NULL NULL
05/08/2022

Edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të metrazhit të shkurtër, Dokufest, fillon sot.

Dokufesti do të zgjasë nga kjo e premtë në të premten tjetër duke ofruar  rreth 200 filma të metrazhit të shkurtër, nga anëembanë bota.

Gjithashtu, në kuadër të festivalit ka edhe shumë punëtori, konferenca, diskutime, master class-e dhe ligjërata e të cilat do të jenë falas.

Biletat tashmë janë në shitje, ku ato për filma do të kushtojnë 3 euro, ndërkaq ato për muzikë kryesisht 5 euro.