Sot nis Botërori i Xhudos, Kosova përfaqësohet me 3 garues NULL NULL 13.06.2025 10:19 13.06.2025 10:19 Kampionati Botëror i xhudos për Senior nis sot në Budapest të Hungarisë dhe vazhdon deri më 20 qershor. Për Federatën e Xhudos së Kosovës, kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në këtë sport. Në këtë ngjarje, Kosova do të prezantohet nga tre xhudistë: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg). FXhK njofton se në Kampionatin Botëror për Senior të xhudos garojnë më të mirët dhe pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve. Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu të hënën. “Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionja që tani ndërton kampionë”, tha FXhK-ja. Këtë ngjarje do të keni mundësi ta ndiqni sot në kanalin Sport1 të platformës më të madhe televizive shqiptare Artmotion, me fillim nga ora 18:00. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll "Fero më befasoi", Ismet Munishi flet për prapaskenat e 'Lojës së Yjeve' (VIDEO) 46 minuta më parë