Gaxherri: AAK e Nisma në grackë të VV-së, s’merret pushteti me protesta NULL NULL 04.05.2015 17:05 04.05.2015 17:05 Besa Gaxherri: Opozita po vepron me forma jodemokratike. Nëse mendojnë se përmes protestave mund të marrë pushtetin, kjo është një tentativë e gabuar. Befasohem nga AAK-ja dhe NISMA, Vetëvendosje ishte e tillë gjithmonë. Deputetja e LDK-së Besa Gaxheri duke folur në Info Magazinën e KlanKosovës rreth ultimatumit të opozitës dhënë qeverisë së Kosovës, ka thënë se kërkesat e këtyre të parëve janë jo demokratik. “Opozita po vepron me forma jodemokratike. Nuk është demokratike që në kuvend të japësh një kërkesë të caktuar pa i pritur procedurat”, ka thënë Gaxherri. Ajo po ashtu, tha se protestat e opozitës janë element demokratik për t’u shprehur pakënaqësitë, por nuk duhet të tentohet edhe marrja e pushtetit përmes tyre. “Në qoftë se flasim për protesta, ato duhet të ndodhin brenda rregullave dhe kornizave që kemi në shtetin tonë. Nëse opozita mendon se me presion përmes protestave mund të marrë pushtetin, kjo është një tentativë e gabuar”, Gaxherri ka deklaruar se është ndjerë e befasuar nga veprimet e një pjese të opozitës. “Befasohem nga AAK-ja dhe NISMA, Vetëvendosje ishte e tillë, me rregulla kontroverse kaherë. Subjektet e tjera kanë rënë në grackën e Vetëvendosjes. Opozita po i bën dëm vendit”, ka vlerësuar deputetja. Kurse i ftuari tjetër i Info Magazinës, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, duke replikuar Gaxherrin, ka ritheksuar edhe një herë se opozita është e vendosur në kërkesat që ka kundrejt qeverisë. “Nuk ka ndarje të bllokut opozitar, jemi konsistentë në qëndrime. Nuk jemi një subjekt politik, jemi tri subjekte politike në parlament, mirëpo kemi dhënë shpesh qëndrime të njëjta për një çështje të caktuar”. “Opozita qëndron në kërkesat e arsyeshme që i ka dhënë në protesta. Opozita njihet për këmbëngulësi në parlament rreth disa veprimeve të partive në pushtet. Realiteti sot është vazhdimësi e keqqeverisjes së mëparshme. Ne jemi në bisedime për të vazhduar reagimin opozitar karshi keqqeverisjes në Kosovë”, ka thënë deputeti Berisha. Zonja Gaxherri e ka siguruar kolegun e saj nga Nisma se, sa herë që opozita të ketë të drejta ajo do t’i përkrah, por e ka këshilluar Berishën që të përqendrohen më shumë në Kuvend, sepse aty janë më të vlefshëm. “Reagimi në kuvend nga opozita ka më shumë peshë. Sa herë që opozita ka të drejtë do të jem në anën e tyre, por jo në format që ata kanë zgjedhur t’i realizojnë kërkesat”. Por, Berisha ia ka treguar arsyen Gaxherrit se pse ata e përdorin protestën si mjet për të bërë opozitë. “Protestat janë demokratike. Jemi të obliguar që zërin opozitar ta ngrisim edhe përmes formave të tjera, siç është protesta”. Dy të ftuarit e gazetarit Kushtrim Sadiku kanë debatuar edhe për tema tjera aktuale në vend, siç është ajo e KEDS-it me tarifat e larta, por që nuk zgjoi replikim të ashpër mes deputetëve. /KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 2 orë më parë