Sot në fushë Zhegrova, Abrashi dhe Kasami - ndiqeni ndeshjen në Artmotion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot në fushë Zhegrova, Abrashi dhe Kasami – ndiqeni ndeshjen në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 24/04/2021

Këtë të shtunë do të vazhdojnë edhe duelet e javës së 31-të të Superligës Zvicerane të futbollit, ndeshja e cila do jetë ajo mes Lausanne dhe Basel që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 3 me fillim nga ora 20:30.

Baseli aktualisht mbanë pozitën e dytë në renditje me 43 pikë të arritura nga 30 ndeshje dhe ndonëse gjasat për titull i ka të shuara prapë se prapë detyrimisht kërkon fitoren për ta mbajtur këtë pozitë dhe për t’u kualifikuar në Evropa Ligë.

Teksa nga ana tjetër Lausanne janë të pestit me vetëm tre pikë më pak apo 40 sosh dhe do të kërkojnë të rikthehen në top 3 pozitat e para.

Basel ka fituar dy ndeshje të mëparshme kundër të njëjtit kundërshtar, teksa në një rast dueli është mbyllur në barazim.

Lausanne, 11-shja e mundshme startuese:

Diaw – Boranijasevic, Loosli, Nanizayamo, Flo – Bares, Kukurozovic, Puertas – Brazao, Bolingi, Mahou

Basel, 11-shja e mundshme startuese:

Linder – Widmer, Comert, Klose, Petretta – Zuffi, Frei, Kasami – Zhegrova, Stocker, Cabra

klankosova.tv