Sot nafta dy cent më lirë se dje NULL NULL 12.04.2026 10:06 12.04.2026 10:06 Nafta sot në Kosovë do të shitet me çmim 1.84 euro, apo 2 cent më lirë se ditën e djeshme. I njëjti çmim do të jetë edhe për ditën e hënë, transmeton Klankosova.tv. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, 1 litër benzinë do të shitet për 1.44 euro. Ndërkaq, një litër gas shitet për 0.89 euro.