Sot mbillen pemë në Prishtinë për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit NULL NULL 03.06.2022 06:17 03.06.2022 06:17 5 qershori shënon Ditën Botërore të Mjedisit. Kjo ditë është caktuar për të inkurajuar ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit natyror. Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që t’ua rikujtojnë njerëzve se nuk duhet ndotur mjedisi, ajri dhe nuk duhet ndodhur shpyllëzimi, përcjell Klankosova.tv. E në Prishtinë, kjo ditë do të shënohet sot, dy ditë më herët me disa aktivitete. Komiteti Olimpik i Kosovës do ta shënojë këtë ditë duke mbjellë “Pemën Olimpike”. Gjithashtu, edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të mbjellin pemë tek shkallët e Arbërisë në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024