Sot mbahet samiti për Ukrainën në Tiranë, kjo është agjenda NULL NULL 28.02.2024 07:30 28.02.2024 07:30 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Tiranë, ku sot do të pritet në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tashmë është bërë e ditur edhe agjenda për ditën e sotme, ku pas takimit kokë me kokë pritet të ketë edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve, atij ukrainas dhe delegacionit shqiptar. Ky takim sipas agjendës është parashikuar të fillojë në orën 9:30 dhe do përfundojë me firmosjen e një marrëveshje. Ndërsa, në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti. Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024) 09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri. 09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelensky. 9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve. 10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës 11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve) 11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit. 13:00 – Foto Familjare Të gjitha mediat 13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Goditja e bizneseve "Call Center" në Kosovë, policia gjermane: U mashtruan 350 persona 3 minuta më parë
Kosova Mandiq e quajti Gjeloshajn “shovinist” ndaj serbëve, e partia e Gjeloshajt, Mandiqit i tha “shqiptarofob” 15 minuta më parë
Kosova Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, flasin për paqen dhe sigurinë në Kosovë 22 minuta më parë