Sot mbahet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti

Sot mbahet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti

NULL NULL
3 weeks më parë

Teatri Shqiptar në Shkup, sot do të realizojë takim komemorativ për nder të jetës dhe veprës së aktorit Luran Ahmeti.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:00, në objektin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Përndryshe, Luran Ahmeti, ndërroi jetë më 25 mars 2021 në moshën 46 vjeçare. Ai ndërroi jetë pas komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, pas disa ditësh i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup.

Ahmeti është i njohur për rolet e shumta në skenën e teatrit, si dhe rolet e ndryshme në filma, si ato vendore dhe ndërkombëtare, shkruan portalb.mk, transmeton Klan Kosova.