Sot marsh protestues në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot marsh protestues në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore

NULL NULL
15/11/2015

Sot në Kosovë shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, ku me një marsh do të kujtohen 112 jetërat e humbura, por edhe për të protestuar dhe thirrur për siguri më të madhe në rrugë.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Në Kosovë kjo ditë do të shënohet për të kujtuar 106 jetërat e humbura ne periudhen Janar – Tetor 2015.

Për të shënuar këtë ditë marshi protestues nis nga ora 12 nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar  ku do të ketë ecje në këmbë.

Gjithashtu nga Newborn tek Pallati i Rinisë prej ora 13:00 organizohet marrsh protestues me biçikleta për të përkujtuar viktimat në trafikun rrugor por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja e fundit qe do të organizohet në shënje të kesaj dite eshte ndezja e 112 qirinjve në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në Kosovënë aksidentet rrugore në periudhën janar-tetor 2015.