Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Merdare - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Merdare

NULL NULL
28/11/2021

Sot do të luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, në kuadër të xhiros së 16-të.

Përballja kryesore pritet të jetë në mes Llapit dhe Gjilanit.

Ekipi i Tahir Batatinës është në form të lartë në ndeshjet e fundit dhe do të synojë që të vazhdojë ecurinë pozitive edhe ndaj Gjilanit.

Ndeshja do të zhvillohet në Merdare me fillim nga ora 13:30.

Ballafaqimi tjetër është ajo në mes Feronikelit dhe Ballkanit.

Ballkani pas fitores në ndeshjen e fundit do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive edhe ndaj Feronikleit, e cila është gjendet në vendin e fundit në tabelë.

Ndeshja tjetër që luhet sot është edhe Drenica me Malishevën.

Këto dy takime fillojnë me fillim nga ora 13:00. /Klankosova.tv.