Sot luhen pesë ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Gjilan NULL NULL 14.05.2023 08:33 14.05.2023 08:33 Sot, do të zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ballafaqimi i Gjilanit me Dritën, në stadiumin e qytetit. Drita pas humbjes ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar, do të kërkojë këndelljen ndaj rivalit lokal. Ndërsa në Suharekë, kampioni aktual e pret Llapin, që po kërkon një vend në garat evropiane. Ballkani pas triumfit në Gjilanit, synon që të vazhdon ecurinë pozitive. Prishtina i shkon Malishevës që është duke kaluar nëpër një formë të mirë. Ndërkohë, Drenica që u largua edhe zyrtarisht nga Superliga për herë të parë, do ta pret Dukagjinin, që ende është në kërkim një të vendi që çon në garat evropiane. Teksa derbi i mbijetesës apo barazhit do të luhet në përballjen në mes Ferizajt dhe Trepçës ’89. Dy skuadrat janë në pozitat tetë dhe nëntë. Ndryshe, të gjitha takimet zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.