Sot hapet ekspozita vjetore e anëtarëve të AAVK, edicioni i 4-të (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot hapet ekspozita vjetore e anëtarëve të AAVK, edicioni i 4-të (VIDEO)

NULL NULL
22.02.2023 12:58

Arti ushqen krijimtarinë, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt në të gjithë globin dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut.

Kështu këtë të mërkurë, më 22 Shkurt 2023, në Pallatin e Rinise, Prishtinë do të mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës vjetore të anëtareve të Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës.

Ky është edicioni i 4-të në kuadër të kësaj ekspozite, i cili po pritet për këtë vit të ri.

Në ceremoninë e hapjes do jenë të pranishëm, artistët pjesëmarrës dhe shumë artdashës nga e gjithë Kosova.