Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot “finalja” e barazhit për Superligë

NULL NULL
31.05.2025 10:46
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv

Me fillim nga ora 16:00, “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit, ku Llapi kërkon vazhdimin e qëndrimit në Superligë.

Ndërsa me qëllimin për ngjitje në Superligë, në kryeqytet udhëton Vushtrria, ku për herë të fundit në këtë kompeticion ishte në sezonin 2019-20, kur edhe ra nga liga aso kohe pas humbjes nga Ballkani me rezultat 1-3, njofton Klankosova.tv.

Për ndeshjen e sotme, interesim të madh kanë shfaqur të dyja tifozeritë, e të cilat kanë premtuar spektakël në tribuna.

Vushtrria e ka siguruar barazhin pas fitores 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, ndeshje kjo e cila u luajt më 24 maj, teksa Llapit i duhet të luftojë që betejën në Superligë ta vazhdojë pasi këtë sezon mbeti në vendin e 8-të.

Kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht në Sport1 në platformën më të madhe televizive shqiptare, Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.