Sot e katër vjet më parë, Messi e “bombardoi” portën e Liverpoolit (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 01.05.2023 11:17 nga Endrit Zogaj 01.05.2023 11:17 Sot e katër vjet më parë, Lionel Messi pati shënuar njërin prej golave më të bukur në karrierën e tij dhe në historinë e Ligës së Kampionëve. Shtatë herë fituesi i topit të artë, nga 25 metra kishte shënuar në cepin e portës së Alisson Becker përballë Livepoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19. Në atë ndeshje Barcelona kishte fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në “Camp Nou”, megjithatë në sfidën kthyese në “Anfiel Road” gjiganët anglez u kthyen fuqishëm duke triumfuar ndaj pesë herë kampionëve të Evropës me rezultat 4-0. Në atë edicion Liverpooli ishte shpallur kampion i Evropës, pasi në finale kishte fituar ndaj Tottenham Hotspur, me rezultat 2-0.