Sot do të protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës NULL NULL 25.05.2022 07:19 25.05.2022 07:19 Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë bërë të ditur se do të protestojnë para ndërtesës së qeverisë. Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se janë të indinjuar pasi janë neglizhuar nga ekzekutivi i vendit. “Protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtorët tanë”. “Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv. Këta punëtorë janë duke protestuar për të njëjtën arsye që nga viti i kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë