Sot dihet për fatin e ten Hagut NULL NULL 08.10.2024 11:02 08.10.2024 11:02 Kryetrajneri i Manchester United, Erik ten Hag. Foto: AP Sot do të dihet nëse trajneri Erik ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester Unitedit. Ndërkat mediat raportojnë se sot mblidhen krerët e Djajve të Kuq e të cilët do të japin një vendim në lidhje me fatin e tij në krye të klubit. Ka zëra që ai do të shkarkohet dhe vendin e tij do ta zë përkohësisht asistenti i tij i ri, legjenda e këtij klubi, Ruud Van Nistelrooy. Në fillim të këtij sezoni, ten Hagu numëron dy barazime nga dy ndeshje në Ligën e Evropës dhe vetëm tetë pikë nga shtatë xhirot e para në Premier Ligë. Ai ishte në rrezik për t’u hequr nga puna edhe në qershor, por klubi vendosi t’ia besojë kohën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.