Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot derbi Llapi – Prishtina

NULL NULL
25.02.2024 09:53
Topi i futbollit

Sot Superliga e Kosovës në futboll, i ka rezervuar tri ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 22-të.

Të gjitha këto nisin nga ora 13:00.

Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja Llapi-Prishtina.

Skuadra e Tahir Batatinës me një fitore eventuale do të rrëmbente pozitën e parë në tabelë, që mbahet nga Ballkani me 45 pikë.

Llapi aktualisht i ka 43 pikë.

Llapjanët po kalojnë formë të mirë në stinorin pranveror, pasi ka regjistruar tri fitore në kampionat nga po aq ndeshje të zhvilluara, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq, Prishtina udhëton drejt Podujevës pas dy ndeshjeve rresht pa fitore.

Skuadra nga kryeqyteti, është në pozitën e pestë me 30 pikë të grumbulluara.

Lojë tejet interesante pritet të jetë edhe ajo e cila luhet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.

Gjilanasit hyjnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, kurse ekipi nga Klina pas fitores ndaj Lirisë në mesjavë.

Drita është e treta në tabelë me 40 pikë. Dukagjini është i gjashti me dhjetë pikë më pak.

Sot do të zhvillohet edhe ndeshja mes dy skuadrave të fundit në tabelë, Lirisë dhe Fushë Kosovës.

Këto dy skuadra nuk dinë për fitore që nga viti i kaluar.

Liria ka vetëm një fitore këtë sezon, që e kishte shënuar pikërisht ndaj kundërshtarit të sotëm, në shtator të vitit 2023.

Në anën tjetër, “Pampurat” numërojnë dy fitore këtë sezon, që i kishin arritur ndaj Gjilanit dhe Lirisë, të fundit në nëntor të vitit të kaluar.

Liria është në pozitën e fundit me nëntë pikë të grumbulluara, kurse Fushë Kosova e parafundit me 11 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.