Sophie Turner thotë se burri i saj i shpëtoi jetën kur kishte probleme me shëndetin mendor NULL NULL 19.05.2019 21:30 19.05.2019 21:30 Aktorja e njohur, Sophie Turner, ka thënë në një intervistë për Sunday Times se bashkëshorti i saj i ka ndihmuar të kalojë fazën e saj kur kishte disa probleme me shëndetin mendor. Turner tha se të rritesh me mediat dhe rrjetet sociale është shumë keq, kjo pasi sipas saj do të ndikojë shumë keq tek shëndeti juaj mendor. Ajo tha se këtë fazë të vështirë të jetë e kaloi duke pas në krahë bashkëshortin e saj, Joe Jonas. “Ai thoshte nuk mundem të pres derisa të dashurosh veten tënde sërish. Unë nuk mundem ta imagjinojë sa shumë do ta dashurosh veten ti”, tha Turner. Ajo tha se ai me këto fjalë dhe veprime i shpëtoi asaj jetën, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.