Sophie Turner shtatzënë? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sophie Turner shtatzënë?

NULL NULL
10/09/2018

Gati një vit pasi Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë shpallur fejesën e tyre, u raportua se aktorja e “Game of Thrones” mund të jetë shtatzënë.

Kështu të paktën ka thënë një burim i afërt për New York Post që së fundmi ka parë aktoren 22 vjeçare dhe muzikantin 29 vjeçar në New York.

“Ajo dukej shtatzënë. Ajo e kishtë këtë shkëlqimin që vetëm një grua shtatzënë e ka”, ka thënë ky burim duke shtuar se aktorja britanike nuk konsumonte alkool po ashtu.

Një javë më herët, aktorja kishte bërë shaka lidhur me shtatzëninë e saj në Kampionatin e Tenisit U.S Open.

Ajo ishte fotografuar duke vendosur ulësen e karriges nën rrobat e saj, duke “inskenuar” kështu një shtatzëni, transmeton Klan Kosova.

Kur Turner kishte marrë pjesë në U.S Open sërish, bashkë me Jonas dhe vëllaun e tij, Nick Jonas dhe të fejuarën Priyanka Chopra, disa ditë më vonë, ajo kishte zgjedhur një bluzë shumë të gjerë.

Joe më herët gjatë kësaj vere kishte treguar se pavarësisht fejesës së tyre të shpejtë – ai dhe Sophie e kanë bërë publike se janë fejuar në muajin tetor të vitit 2017 vetëm një vit pas lidhjes së tyre – ata nuk janë duke u ngutur që të martohen.