Sophie Turner dhe Zoe Kravitz martohen të njëjtën ditë në Francë NULL NULL 19.06.2019 22:00 19.06.2019 22:00 Sophie Turner dhe Zoe Kravitz, do të martohen në të njëjtën ditë. Sipas një raporti të ri nga Us Weekly, të dy aktoret kanë vendosur për t’u kurorëzuar me të fejuarit e tyre, Joe Jonas dhe Karl Glusman, këtë muaj në Francë, transmeton Klan Kosova. “Joe dhe Sophie duan të kenë një festë të madhe. Dekorimi do të jetë i sofistikuar. Do të ketë shumë të famshëm madje vëllezërit Jonas pritet të këndojnë”, tha një burim. Ndërkohë, Zoe dhe Karl pritet të martohen zyrtarisht në një ceremoni tradicione në Paris. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.