Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sophie Sorschag përfundon garën në Kupën e Botës

NULL NULL
03.12.2023 23:17

Skitarja jonë e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, ka përfunduar garën e saj në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.

Sorschag, që debutoi për Kosovën, në disiplinën e kërcimeve nga lartësia normale, arriti të hyjë në finale, ku doli e 33-ta, ndërsa sot në kërcimet nga lartësia e madhe, nuk arriti të hyjë në finale.

Kupa e Botës është niveli më i lartë i garave në kërcimet me ski dhe ato zhvillohen në vende të ndryshme të botës brenda një sezoni.

Sorschag iu kthye garave pas dy viteve pushim shkaku i lëndimit, për çka pritshmëritë janë që në garat e ardhshme të ketë paraqitje më të mirë bazuar në potencialin që ka.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.