Sony prezantoi Xperia A4 NULL NULL 14/05/2015 14/05/2015 Sony prezantoi telefonin e ri, Xperia A4 me performanca të krahasueshme me shumicën e smartfonëve në treg. Gjigandi Sony prezantoi telefonin Xperia A4, pasardhës i Xperia A2 që ishte prezantuar vitin e kaluar. Smartfoni është i ngjashëm me Xperia Z3 Compact si në specifika edhe në dizajn. Xperia A4 përmban ekran 4.6 inç me rezolucion 720p. Procesori është Snapdragon 801, katërbërthamësh, 2.5GHz, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme me sllot për microSD. Smartfoni do të ofrohet në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, blu dhe rozë. Bateria do të ketë kapacitet 2,600mAh. Sony Xperia A4 do të dalë në treg nga mesi i muajit qershor, ndërsa çmimi nuk dihet.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022